Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Berisha, thirrje fermerëve shqiptarë: 20 shkurti, dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 19:17 | Politikë

Berisha, thirrje fermerëve shqiptarë: 20 shkurti, dita të zbrisni

Nga ajo që quhet “Rrugica e Shpresës”, Sali Berisha u ka bërë thirrje pasditen e së shtunës fermerëve të vendit që të “zbresin” në Tiranë më 20 shkurt me të gjitha mjetet që kanë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Duke marrë spunto edhe nga kryengritja e fermerëve të Europës, kreu i Rithemelimit ka ftuar fermerët e Devollit, Korçës dhe Myzeqesë që t’i bashkohen protestës së demokratëve.

“Të ftoj qytetarët, demokrate dhe demokratë, o sot o kurrë, të mbështesin fermerët tanë. Europa, BE, nga Mesdheu në detrat e veriut, është përfshirë nga protestat më të fuqishme të fermerëve europianë. Fermerët e Greqisë e gdhinë mbrëmë në rrugët e qyteteve të vendit fqinj për kërkesat e drejta të tyre,” deklaroi Berisha nga dritarja e banesës së tij ku aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Berisha theksoi se Shqipëria në Europë është vendi me peshën më të madhe në ekonomi nga bujqësia. Dhe bujqësia e saj, shtoi ai, po shkatërrohet nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.

Lideri historik i demokratëve u zotua se PD me programin e saj do të ndalojë “të keqen që ka kapur fermerët dhe do të shënojë kthesën e vërtetë.”

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli