Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 11%
  • E vështirë 67%
  • E pamundur 22%

Mbledhja në seli, për herë të parë bashkë deputetët e Bardhit dhe Berishës

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 07:17 | Politikë

Mbledhja në seli, për herë të parë bashkë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të hënë për herë të parë në seli që prej nisjes së aksionit në Parlament.

Në këtë mbledhje do të bashkohen grupet e deputetëve të demokratëve të Gazmend Bardhit dhe atyre të Sali Berishës, duke u konsideruar kështu si hapi i radhës drejt bashkimit.

Sipas njoftimit mbledhja do të zhvillohet sot në orën 15.00 në selinë qendrore të PD-së.

Kujtojmë se një javë më parë Gazment Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës së Rithemelimit, pas situatës së krijuar në Parlament.

Ndërkohë në studion e Debatit në A2 CNN, deputeti demokrat Luçiano Boçi, foli për shkrirje finale të demokratëve dhe tha se bashkimi i tyre është tashmë faktik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë