“Deputetët e opozitës shqyhen nga këmisha e kostumi”, Bardhi i bashkohet protestës së Rithemelimit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2024, 17:37 | Politikë

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e tensionuar në parlament dhe jashtë tij. Në një deklaratë për mediat, ai tha se vetëm në regjime autoritare deputetët e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë mandatin e fituar, sipas tij me gjak e djersë në një fushatë në përballje me krimin e korrupsionin.

“Siç e patë sot në kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Ahmetaj, personi i akuzuar nga njeriu më i afërt si koka e aferës së inceneratorëve dhe me urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u penguan të hynin ën seancë. Edhe deputetë që nuk kishin masë disiplinore Garda me urdhër personal të Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët dhe opozitës tentoi të lërë jashtë deputetë e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare deputetë e opozitës nuk lejohen të ushtrojnë mandatin e fituar me gjak e djersë në një fushatë që Rama i vuri përballë krimin e organizuar nga njëra anë dhe paratë e Ahmetajt të aferës së inceneratorëve. E paimagjinueshme për një vend të NATO-s që deputetët të shqyhen nga këmisha e kostumi që të kenë mundësi të futen në seanca plenare. Tërësisht e shpjegueshme me kur bëhet fjalë për një regjim të korruptuar si të Ramës. As garda, as policia nuk e ndal opozitën nga përballja dhe aksioni përballë regjimit të Ramës”.

Bardhi njoftoi gjithashtu se do t’i bashkohet protestës Rithemelimit poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Do t’i bashkohem çdo proteste kundër regjimit të Ramës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos