Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Nis protesta para Parlamentit, opozita përplaset me Gardën, seanca plenare zgjat vetëm 15 minuta

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2024, 17:14 | Politikë

Nis protesta para Parlamentit, opozita përplaset me Gardën, seanca

Jashtë ambienteve të Parlamentit ka nisur protesta e opozitës, pjesë e të cilës janë edhe një pjesë e deputetëve të “Rithemelimit”, të cilët janë të përjashtuar nga punimet.

Ndërkohë, në sallën e Kuvendit seanca ka zgjatur vetëm 15 minuta. Kaosi nisi pas futjes në sallë të disa deputetëve të Rithemelimit të cilët u përplasën me Gardën dhe ndezën një pajisje zhurmuese. 

I pranishëm në seancën e sotme, ku mundën të merrnin fjalën vetëm tre ligjvënës të Partisë Socialiste, ishte edhe kryeministri Edi Rama.  

Pas mbylljes së seancës, Gazment Bardhi deklaroi para gazetarëve, duke iu referuar kryeministrit, se në sallë ndodhej bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt.

I pyetur nëse do t’i bashkohet protestës jashtë Parlamentit, Bardhi pohoi duke shtuar se do t’i bashkohet çdo proteste që bëhet nga qytetarët “kundër regjimit.”

Kjo është hera e parë që Gazment Bardhi dhe deputetët e tij i bashkohen një proteste të thirrur nga Grupi i Rithemelimit. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi