Të enjten votojnë Protokollin me Italinë, Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS: Pranojmë në parim propozimet e opozitës për Amnistinë Penale

Nga Fjorela Beleshi
5 Shkurt 2024, 11:06 | Politikë

Të enjten votojnë Protokollin me Italinë, Çuçi

Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, teksa pasdite pritet të zhvillohet seanca plenare.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi bëri një përmbledhje të agjendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve, sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe Protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e Emigracionit.

Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arrihet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.

Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë, ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas burimeve për A2 CNN, mësohet se Manja ndër të tjera ka ngritur sërish shqetësimin për mbipopullimin në burgje dhe për këtë arsye ka kërkuar përshpejtimin e miratimit të amnistisë.

Gjithashtu, sipas Manjës, mes të tjerëve rreth 350 protestues të opozitës për pjesëmarrje në tubime të jashtëligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos