“Teatri Kombëtar” tek Berisha, akuzohet SPAK-u për zvarritjen e çështjes

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2024, 21:15 | Politikë

Aktivistët që u angazhuan në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, i cili pavarësisht protestës u shemb 17 majin e vitit 2020, u mblodhën në protestë pranë shtëpisë së Sali Berishës, aty ku ish-kryeministri qëndron në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit.

Lideri opozitar tha se fati i Teatrit përcaktoi më pas fatin e demokracisë shqiptare, ndërsa akuzoi SPAK-un që nuk po heton çështjen dhe kryeministrin Edi Rama që nuk bën zgjedhje të lira. 

“Siç u shemb teatri, njëra pas tjetër u shembën në Shqipëri shtyllat e rendit kushtetues, u shembën në Shqipëri, shtyllat e demokracisë. Një opozitë që u dëshmua e paqenë në betejën për Teatrin, u dëshmua e paqenë në mbrojtjen e votës megjithëse kishte 700 mijë shqiptarë në mbështetje, bëri që e keqja e pandalshme të ngadhënjejë. Të dashur miq! Nuk ka asgjë më qesharake, më absurde se sa të pretendosh se pas këtyre barbarive Edi Rama do të rrëzohet me votën e lirë”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli