“Opozita nuk nënshtrohet. Se PD, pavarësisht se çfarë do të bëjë dhe çfarë përpiqet të bëjë Edi Rama dhe regjimi do të ngadhënjejë mbi këtë regjim dhe ne do dalim për ta gjunjëzuar dhe rrëzuar atë”.
Të hënën demokratët do të protestojnë para Parlamentit. Për t’i dhënë direktivat të gjithë stukturave, Flamur Noka mblodhi Këshillin Kombëtar ku kërkoi prej tyre mobilizim për të pasur protestë masive.
Në fjalën e hapur për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Rithemelimit, pohoi se protesta e së hënës nuk bëhet për Sali Berishën, për pluralizmin.
“Do të vazhdojmë protestat për të mos lejuar që të merret peng demokracia dhe pluralizmi...”.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar zgjati më pak se një orë, pasi të gjithë anëtarët e pranishëm u zhvendosën në protestën poshtë banesës së Sali Berishës.
Edhe kreu i Rithemelimit u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestë. Sipas tij, edhe rrëfimi nga arratia i Arben Ahmetajt është një arsye më shumë për të protestuar. (A2 Televizion)