Ndërsa të hënën Partia Demokratike e Rithemelimit do të protestojë para Parlamentit në orën 16:30, qytetarët do të kenë në mbështetje dhe deputetët në këtë tubim para godinës së Parlamentit, pasi një pjesë e ligjvënësve janë të përjashtuar dhe nuk do mund të hyjnë në sallën e seancave plenare.
Mësohet se në përfundim të tubimit para Kuvendit, qytetarët së bashku me zyrtarët e PD-së së Rithemelimit do të shkojnë poshtë banesës së Sali Berishës.
Protesta e të hënës nuk do të jetë e vetmja, pasi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të mblidhet sot do të vendoset për vijimin e aksionit opozitar. (A2 Televizion)