Berisha në arrest në shtëpie, Partia Demokratike e Rithemelimit mbledh këshillin kombëtar

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 14:00 | Politikë

Berisha në arrest në shtëpie, Partia Demokratike e Rithemelimit

Partia Demokratike e Rithemelimit do të mbledhë pasditen e sotme Këshillin Kombëtar. Në këtë takim të forumit më të lartë drejtues të PD pritet që të diskutohet për situatën politike në vend dhe formave të reagimit për izolimin në banesë të Sali Berishës.

Ky takim do të zhvillohet pa praninë fizike të Berishës, pasi ky i fundit është në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” prej datës 30 Dhjetor. Demokratët e kanë kundërshtuar arrestimin e liderit të tyre, duke e cilësuar si një proces të ndikuar politikisht nga Edi Rama.

Takimi i Këshillit Kombëtar vjen pas mbledhjes së Kryesisë, ku sërish u theksua nevoja për protesta dhe mosbindje civile.

A2 CNN Livestream

Dita jonë