PD e Berishës njofton tjetër protestë

Nga Anesti Barjamemaj
2 Shkurt 2024, 16:10 | Politikë

PD e Berishës njofton tjetër protestë

Partia Demokratike e Rithemelimit do të protestojë, ditën e hënë, para Parlamentit në orën 16:30.

Qytetarët do të kenë në mbështetje dhe deputetët në këtë tubim para godinës së Parlamentit, pasi një pjesë e ligjvënësve janë të përjashtuar dhe nuk do mund të hyjnë në sallën e seancave plenare.

Mësohet se në përfundim të tubimit para Kuvendit, qytetarët së bashku me zyrtarët e PD-së së Rithemelimit do të shkojnë poshtë banesës së Sali Berishës.

Protesta e së hënës nuk do të jetë e vetmja, pasi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të mblidhet ditën e nesërme do të vendoset për vijimin e aksionit opozitar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos