Vizita në SHBA, Mediu: Kina dhe Rusia po përpiqen të krijojnë probleme në Ballkan

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 11:39 | Politikë

Vizita në SHBA, Mediu: Kina dhe Rusia po përpiqen të

Delegacioni i parlamentit shqiptar shfrytëzoi pjesëmarrjen në Mëngjesin e Lutjeve në Kongresin Amerikan për takime me kongresmenë dhe senatorë.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, në bashkëpunim me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt, organizuan Forumin e Sigurisë në Kongres me temë “Ndikimi keqdashës i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”.

Aty morën pjesë dhjetëra kongresmenë, ndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit dhe ish-ushtarakë të lartë.

Në cilësinë e drejtuesit të konferencës për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, Fatmir Mediu theksoi se lëvizjet e Rusisë dhe Kinës për të krijuar probleme në Ballkan, synojnë zhvendosjen e vëmendjes nga Ukraina. Ish-ministri i Mbrojtjes propozoi që vendet e rajonit tonë, anëtarë të NATO-s, të krijojnë mekanizma parandaluese politike dhe ushtarake.

A2 CNN Livestream

Dita jonë