Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Pse u rikthye Ilir Meta tani? Braimllari: Kemi hyrë në një fazë të nxehtë...

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 22:26 | Politikë

Pse u rikthye Ilir Meta tani? Braimllari: Kemi hyrë në një

Partia e Lirisë mblodhi sot pasdite Komitetin Drejtues Kombëtar. Në një fjalim të gjatë për situatën social ekonomike në vend, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, si jemi në krahasim me vendet e Rajonit, Ilir Meta dha edhe mesazhe për aktualitetin politik, por doli edhe me mesazhe për situatën në të cilën ndodhet opozita.

Por pse Ilir Meta vendosi të rikthehet pikërisht në këtë moment? Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në Debat nga Alba Alishani nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

“Zgjedhjet e 14 majit prodhuan një realitet tjetër për opozitës sa i përket pushtetit lokal sepse ne u përfaqësuam në këshillat bashkiakë. Ne ishim jashtë institucioneve dhe hymë në institucione. Pas 14 majit ka pasur një moment reflektimi për mënyrën e pozicionimit të forcave politike në vend. Unë gjykoj që në këto momente është e rëndësishme konsolidimi i çdo faktori opozitar, me qëllim që të vihet përballë këtij regjimi që po thellohet në paligjshmëri, ka nevojë për konsolidim të rolit të opozitës, por mbi të gjitha ka nevojë për mesazhe të qarta që shkojnë direkt te shqetësimet e përditshme të qytetarëve.

Ne jemi në koordinim me të gjithë frontin e bashkuar opozitar. Kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm për aksionin opozitar. Sigurisht që ka rrahje mendimesh, ka alternativa dhe propozime të ndryshme, por gjykojmë se tanimë kemi hyrë në një fazë të nxehtë të situatës politike në vend ku opozita nuk e ka më shansin të gabojë, sa i përket konsolidimit të saj”, tha Braimllari.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani