Konflikti për mandatin e Zaçajt, Berisha: Veprim tipik i narkoshtetit, kjo është drejtësia e Soros

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 15:24 | Politikë

Konflikti për mandatin e Zaçajt, Berisha: Veprim tipik i

Sali Berisha komentoi këtë të premte për herë të parë konfliktin mes Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Holta Zaçajt.

Sipas liderit demokrat mandati i kryetares së Kushtetueses përfundon në 31 dhjetor, ndërkohë kritikon dhe vendimin e Sokol Sadushit që shpalli vakancën në radhët e trupës kushtetuese.

“Është një veprim tipik i narkoshtetit, ku Sadushi i propozon Sadushit dhe nuk besoj se ka nevojë për koment tjëtër. Sadushi i KED i propozon Sadushit të Gjykatës së Lartë, kjo është drejtësia e Xhorxh Soros”.

Nga konferenca me median, Berisha sulmoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, te cilin e akuzoi se është në konflikt interesi me Erion Veliaj.

Kreu i opozitës publikoi edhe një foto të Altin Dumanit me bashkëshorten e tij, ku mes tyre është edhe Klajdi Meçaj, që sipas Berishes është një afërm i Erion Veliajt.

“Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij. Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn”.

Kryedemokrati iu rikthye akuzave ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, ku pohoi se agjentët e BKH gjatë kontrollit të kompanisë së saj gjetën 220 mijë Euro dhe një dhomë masazhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos