Godina e kryeministrisë është rrethuar nga flakët për shkak të sasisë së madhe të bombave molotov që protestuesit kanë hedhur në drejtim të saj.
Nga flakët janë përfshirë dhe disa nga pemët përreth godinës, që më pas janë fikur me shpejtësi nga forcat e policisë.
Dhuna është përshkallëzuar në protestë, ku pjesëmarrësit kanë tentuar të çajnë rrethimin e policisë dhe kanë hedhur shashka në drejtim të tyre.
(A2 Televizion)