“Kush do gjejë një ngjitës që t’i lyejmë karriget”, videoja “live” në Facebook zbulon planin e Berishës

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 11:03 | Politikë

“Kush do gjejë një ngjitës që t’i lyejmë

Opozita duhet se ishte e përgatitur për të gjitha skenarët për të mos lejuar që seanca e sotme plenare të vijonte normalisht. Mirëpo, në ato momente, Berishës i lindi një tjetër ide.

Teksa shihte karriget e grumbulluara rreth Foltores, Berisha i kërkon një prej deputetëve që të gjejë një ngjitës që t’i lyejë karriget, që në momentin kur deputetët e mazhorancës t’i marrin, të mbesin aty.

“Kush është ai që do të gjejë pak zam (ngjitës) që t’ua hedhim atyre karrigeve ne, që po të ulen të ngelin aty”, dëgjohet të thotë Berisha.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni