“Kush tërheq litarin do mbytet”! Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

Nga Erjon Dervishi
25 Maj 2024, 16:14 | Politikë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe me doza kërcënimi, lidershipit politik të Maqedonisë së Veriut. Mitsotakis shfrytëzoi fushatën elektorale për zgjedhjet e Parlametit Europian, të cilat do të mbahen në muajin qershor, për ti përmendur Shkupit integrimin europian.

Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati sepse do të mbytet. Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, theksoi Mitsotakis. 

Dy janë dilemat greke për këtë fushatë. Çështja e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet me Turqinë. Mitsotakis tha se, Greqia nuk i harron marrëdhëniet me Turqinë por në të njëjtën kohë nuk harron as mosmarrëveshjet. 

Mediat greke kanë ndjekur nga afër fushatën e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Artë për takime me banorët e zonës. Pranë tij, shihet edhe djali i Fredi Belerit, i arrestuar me burg me akuzën e vjedhjes së votave për zgjedhjet e majit 2023. Ky i fundit është kandidat i partisë greke Demokracia e Re për zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Kyriakos Mitsotakis është një zë i rëndësishëm në politikën europiane. Ai së bashku me Kryeministrin polak, Donald Tusk propozuan krijimin e një mbrojtje të përbashkët europiane përballë kërcënimit në rritje rus. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024