Europa me "sytë" nga Ukraina, në Francë firmoset mbrojtja raketore balistike

Nga Erjon Dervishi
14 Korrik 2026, 08:42 | Bota

Europa me "sytë" nga Ukraina, në Francë firmoset

Ukraina dhe aleatët kryesorë perëndimorë njoftuan të hënën një koalicion mbrojtës ajror që do të përfshinte zhvillimin e përbashkët të një sistemi të ri raketash anti-balistike si një zgjidhje alternative dhe më të lirë ndaj sistemit amerikan Patriot. Qëllimi, thuhet në deklaratë, është të zhvillohet me shpejtësi një aftësi mbrojtëse evropiane përmes krijimit të një "arkitekture të integruar të mbrojtjes nga raketat" të aftë për të "penguar dhe neutralizuar kërcënimet e ardhshme".

Ukraina dhe aleatët kryesorë perëndimorë njoftuan të hënën një koalicion mbrojtës ajror që do të përfshinte zhvillimin e përbashkët të një sistemi të ri raketash anti-balistike si një zgjidhje alternative dhe më të lirë ndaj sistemit amerikan Patriot.

Me Ukrainën gjithnjë e më të ekspozuar ndaj raketave balistike ruse, udhëheqësit u mblodhën në Paris për një samit, ku 10 vende, së bashku me rreth një duzinë firmash nga sektori i mbrojtjes, u takuan për të vazhduar me atë që e quajtën Koalicioni i Integruar i Raketave Anti-Balistike.

Gjatë takimit të Koalicionit të Vullnetit, nga udhëheqësit e Italisë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Spanjës, Suedisë, Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar, u ra dakord tw nënshkruhej një deklaratë të përbashkët për të filluar krijimin e një Koalicioni për Mbrojtjen nga Raketat Balistike.

Qëllimi, thuhet në deklaratë, është të zhvillohet me shpejtësi një aftësi mbrojtëse evropiane "thjesht mbrojtëse" përmes krijimit të një "arkitekture të integruar të mbrojtjes nga raketat" të aftë për të "penguar dhe neutralizuar kërcënimet e ardhshme nga raketat".

Projekti do të plotësojë dhe integrojë sistemet kombëtare që janë tashmë në shërbim ose në proces blerjeje, duke shfrytëzuar bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, kërkimit dhe aftësive operacionale.

“Me krijimin e koalicionit të mbrojtjes nga raketat, ne po forcojmë aftësitë që i nevojiten Evropës”, tha Macron. Qëllimi i aleancës së re është bashkëpunimi industrial për të plotësuar sistemet ekzistuese të mbrojtjes nga raketat.

"Ne në Ukrainë kemi një raketë, por kjo është vetëm një pjesë e sistemit. Të gjithë ne së bashku mund ta bëjmë këtë raketë, këtë sistem, brenda 12 muajve të ardhshëm, mundësisht në shkallë masive. FREYJA, e cila do të mbyllë deficitin, do të jetë e lirë, përfundimisht do t'i lejojë të gjithë Evropës të sigurojë veten me antibalistikë të rinj dhe t'ua japë atë atyre në botë që kanë nevojë për mbrojtje", tha presidenti Volodymyr Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos