Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Më i butë se Berisha, Boçi: Synohet bashkimi edhe me aleatët, Basha të reflektojë

Nga Anesti Barjamemaj
9 Janar 2024, 16:46 | Politikë

Sali Berisha në arrest shtëpiak, demokratët e Rithemelimit në përpjekje për bashkim. Nga selia blu nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Luçiano Boçi konfirmoi se negociatat nuk po vijojnë vetëm brenda radhëve të demokratëve por janë shtrirë edhe tek aleatët.

Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës, që janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij fronti dhe të aksioni opozitar, jo thjeshtë zgjedhor, por edhe aksionit që pararend situatën zgjedhore. Bisedimet dhe procesi vazhdon. Aktet e bashkimit do të zbardhen dhe do të bëhen të ditura në ditët në vijim."

Refuzimi kategorik i Sali Berishës kundër afrimit me Lulzim Bashën, nuk gjen vend tek gjuha e Luçiano Boçit, por i vë kusht atij që e quan deputeti Basha.

Basha është deputet dhe në momentin që do të fillojë të bëjë opozitë, dhe do e dëshmojë këtë me aksion opozitar, me bashkim me PD, ai gjithmonë është i ftuar. Ne momentet që vazhdon të jetë patericë e qeverisë, duke i shërbyer totalisht asaj me qëndrime dhe propozime ligjore, siç është ligji për shpifjen nuk besoj se ka dëshirë të jetë pjesë e frontit opozitar."

Numri dy i Rithemelimit theksoi se çdo kush që reflekton ka mundësi të bëhet pjesë e strukturave të tyre, qoftë edhe si fraksion, diçka që e kanë të parashikuar edhe në statutin e 11 Dhjetorit të vitit 2021. Kanë edhe një mundësi për të treguar mbështetje, aty pranë shtëpisë ku lideri historik qëndron në izolim prej 30 Dhjetorit.

Ne jemi njerëzor, parti e djathtë, parti që pranon dhe fraksionin brenda saj nëse duan të bëjnë luftë ndaj Ramës. Zemërgjerësia e demokratëve është e tillë që ti pranojë dhe të bëhen edhe ata pjesë e aksionit politik. I ftojmë të vijnë edhe tek pjesa, kemi ftesën publike tek pelegrinazhi që bëjmë çdo natë aty në mbështetje të pluralizmit dhe demokracisë."

Pavarësisht arrestit shtëpiak, Boçi pohoi se çdo orientim për drejtimin e Partisë Demokratike të Rithemelimit vjen nga Sali Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli