Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 6%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 11%

Kush do ta marrë mandatin e Arben Ahmetaj? Përgjigjet në A2 CNN, Plarent Ndrecaj

Nga A2 CNN
9 Janar 2024, 13:28 | Politikë

Plarent Ndrecaj, një nga pjesëtarët e listës së kandidatëve socialistë për qarkun e Tiranës dhe emrat më të lakuar, së bashku me Dallëndyshe Bicin për të marrë mandatin e Arben Ahmetajt, foli në A2 CNN se nëse do të jetë ai deputeti që do të shtojë një votë më shumë për mazhorancën në kuvend.

I ftuar në Ditarin e mesditës, Ndrecaj u shpreh se nuk e vendos PS se kush do ta pasojë mandatin e Ahmetaj, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili shqyrton në fillim të gjitha kriteret.

“Është vendimmarrje e KQZ. Ajo do të vlerësojë se kujt i përket ky mandat. Kur të dalë mendoj se ju do ta merrni vesh ju të parë. Varet se do të njoftojë KQZ. Në Shqipëri po ndodh ajo që duhet të ndodhte prej kohësh. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Të gjithë duhet të japin llogari. Të gjithë duhet të ndihmojnë hetimet. Ishim mësuar që këta zyrtarë të mos shkonin përpara dyerve të prokurisë. Kjo nuk do të thotë fajësi, por ballafaqim, e vendos gjykata në fund”, tha mes të tjerash Ndrecaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu