“Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, avokati garanton mbështetësit

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 18:15 | Politikë

“Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”. Kështu u shpreh para mbështetësve dhe  simpatizantëve të Sali Berishës avokati i tij Genc Gjokutaj. Ai u kërkoi atyre që të bashkohen ndaj kësaj kauze dhe shprehu bindjen se çështja e tij do të fitojë.

“Të bëhemi bashkë se këta nuk janë trima, por janë mashtrues, deri më tani kanë mashtruar popullin. Tani këtyre nuk u duhet besuar as e vërteta. Përpara, se njerëzit i kanë hapur sytë. Për pjesën ligjore unë ju garantoj besnikëri ndaj çështjes tonë. Çështja do të fitojë. Doktor Berisha së shpejti do të jetë midis nesh”, tha Gjokutaj.

Prej ditësh mbështetësit e ish-kryeministrit Sai Berisha janë zhvendosur çdo pasdite në Rrugën Mustafa Matohiti, kundër vendimit të GJKKO-së që ashpërsoi masën e sigurisë ndaj Berishës, duke e lënë atë në arrest në shtëpi.

 

A2 CNN Livestream

A2 Business