“Mos më bëj si trim se e di se çfarë je”, demokratët përplasen me njëri-tjetrin në Komisionin për Çështjet Europiane

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 09:55 | Politikë

Punimet e Komisionit për Çështjet Europiane u zhvendosën online, mëngjesin e së premtes, pasi demokratët e bënë të pamundur zhvillimin e mbledhjes.

Megjithatë, këta të fundit për pak sa nuk përfunduan me përplasje fizike mes njëri-tjetrit. Debatet verbale mes deputetit Kreshnik Çollakut dhe Dashnor Sulës nga grupi i Rithemelimit, precipituan në fyerje dhe përplasje fizike.

Dy ligjvënësit u ndanë nga deputetët e tjerë të pranishëm.

Ishte deputeti Sula ai që nisi të hidhte fjalë në drejtim të demokratit tjetër, Kreshnik Çollaku duke e akuzuar se po qëndronte si “spektator” gjatë protestës së grupit të Rithemelimit.

Në mbyllje të mbledhjes së Komisionit, Çollaku shkoi për t’u sqaruar me Sulën, dhe më pas debati përfundoi në fyerje. Ata akuzuan njëri-tjetrin për servilizëm, opozitarizëm fiktiv dhe bashkëpunim me qeverinë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos