“Negociojmë me Bashën dhe Alibeajn”, Shehi: Kush nuk do grupin Berisha-Meta të bashkohet me LZHK

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 15:22 | Politikë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, njoftoi se është në negociata me tre grupime opozitare në Parlament, përfshirë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Synimi, sipas tij, është maksimalizimi i votës së opozitës në prodhimin e mandateve. Ftesa për bashkëpunim shkoi për këdo që nuk bashkohet me grupin Berisha-Meta, si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit.

“Po negociojmë me të gjitha grupet që janë brenda parlamentit dhe pothuajse jemi dakord, Alibeaj, grupi i Bashës. Po diskutohen gjëra të vogla, dëshira është e mirë. Hajde ta bëjmë bashkë. Lista është e përbashkët, lista është e hapur. Se kush është lideri më i mençur këtë e mbyll populli. Kjo është rruga e vetme dhe po e them për herë të fundit, të reflektojnë dhe të mendojnë. Është një shans i madh që ka opozita alternative”, tha Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos