Noka: Rama, Linda, narkoqeveritarët do të gjejnë kudo vezë e domate, nga puna në shtëpi

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 11:02 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se populli opozitar do t’i ndjekë kudo që shkel “qeverinë e krimit”, siç ai e quajti qeverinë e Edi Ramës. Ai tha se opozita nuk do të rrëzohet, por se kjo është shenja e parë e nisjes së betejës së tyre.

Madje ka pasur një paralajmërim për atë që ai e cilëson si “banda e pushtetit”.

“Kryeministri, narkoqeveritarët, Linda e Parlamentit nuk do gjejnë paqe më, do gjejnë vezë, domate në shtëpitë e tyre sa të dalin, në punë kudo, populli opozitar do t’i ndjekë, ka kaluar çdo limit ku opozita mund të durojë, mosbindje civile kudo, ftoj qytetarët që nga kryeministri, Linda e parlamentit, ministra ku t’i shohin, i shohin si armiq, t’i përbaltin, t’i përshtyjnë”, tha Noka.

Ai shtoi se pas 20 shkurtit, kur është paralajmëruar protesta e radhës, aksioni do të intensifikohet duke thënë se “koha do e tregojë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos