Tensione në seancë plenare, bilbila e para në ajër. Paloka: Parlament normal harrojeni se keni!

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 10:18 | Politikë

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka marrë fjalën e tij në seancën e sotme plenare, që ashtu si ato të kaluarat, është shoqëruar me tensione, jo vetëm brenda sallës, por edhe jashtë saj.

Në fjalën e tij, Paloka sulmoi kryeministrin Rama, por edhe deputetët e pranishëm në sallë, të cilët sipas tij janë sjellë aty me urdhër të Taulant Ballës.

Ai siguroi se, nuk ka për të pasur parlament normal për aq kohë sa opozitës nuk i garantohet e drejta e saj kushtetuese.

"Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Sali Berishën dhe ka përjashtuar disa deputetë dhe që ka marrë disa kukulla këtu, me urdhër të Taulant Ballës, jam i sigurt që kur t’i vijë dita, edhe atij era shu**ë do t’i vijë. Ky nuk është parlament dhe ju e dini shumë mirë këtë. Vetëm pamja e këtij parlamenti flet boll. Nëse ju gënjen mendja se kështu do ecni, e keni gabim. Thashë, diktatorët një fund kanë, lërini ta mbulojë shu**a shefin tuaj. Mos i shkoni pas. Nuk ka parlament këtu deri sa opozita të marrë të drejtat kushtetuese. Parlament normal harrojeni se keni!”, tha ndër të tjera në fjalën e tij z. Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos