“Non grata” e Berishës, Mediu: Kryetari i PD do të kërkojë faktet

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 22:26 | Politikë

“Non grata” e Berishës, Mediu: Kryetari i PD do të

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Çdokënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, u ndal te çështja e “non gratës” së Sali Berishës.

Sipas tij, çdo goditje që i bëhet kreut të Partisë Demokratike, është edhe goditje karshi Shqipërisë.

“Berisha është pjesë e historisë politike të vendit tonë, është pjesë e lëvizjeve demokratike, është njeriu që e ka bërë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, ka hapur marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe goditjet ndaj tij janë goditje ndaj historisë së Shqipërisë. Malinjiteti politik duhet të ketë një lloj limiti”, tha Mediu.

“Berisha e ka thënë që në fillim që do të kërkojë faktet mbi të cilat është bazuar vendimi për shpalljen “non grata” të tij”, shtoi Mediu.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos