Deputetja socialiste, njëherazi edhe nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka thënë se mos ngritja e 8 Komisioneve Hetimore, kërkesë kjo e opozitës, nuk është shkelje të Kushtetutës. E ftuar në “Debat” në A2 CNN me gazetaren Alba Alishani, Felaj tha se një vendim i tillë është marrë pasi objekti i kërkuar nga grupi i deputetëve opozitar është në shkelje të ligjit.
“Objekti është anti-Kushtetues. Mund të atakohet, por në Gjykatën Kushtetuese, opozita nuk e ka shfrytëzuar këtë gjë. Nuk është shkelje Kushtetuese mos ngritja e Komisioneve, GJK në disa raste, e ka gjetur të drejtë vendimin e Kuvendit, për mos ngritjen e Komisioneve Hetimore.
Felaj ka sjellë edhe raste kur objekti i Komisioneve është rishkruar, por sipas saj, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, në kërkesën e fundit.
“E kemi bërë këtë gjë kur, ka qenë e mundur, objekti i Komisionit të inceneratorëve është rishkruar, madje edhe për komisionin Bechetin, nuk e bëjmë se ka gjëra që bihet dakord, ka gjëra që janë flagrante dhe nuk bëhen”, tha ajo.
Në fund, deputetja socialiste i drejtohet më një pyetje opozitës.
“Pse nuk shkojnë në Gjykatën Kushtetuese?”, përfundoi Felaj në A2 CNN. (A2 Televizion)