Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk e di 5%

“Opozita do i marrë disa Komisone Hetimore që kërkon, ambasada e SHBA-së po negocion”

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 22:08 | Politikë

 

I ftuar në A2CNN, Arion Sulo nga gazeta “Liberale”, ka bërë me dije se ka informacione që Ambasada Amerikane ka ndërhyrë te qeveria për t’i dhënë opozitës disa Komisione Hetimore, që ato i kanë kërkuar.

Ambasada Amerika ka negociuar që disa komisione të merren”, tha Sulo.

Mirëpo, deputeti demokrat, Ervin Salianji, nuk zgjodhi që të komentonte publikisht këtë informacion, por shtoi se kanë informuar ndërkombëtarët për gjithçka po ndodh në Kuvend.

“Nuk kam asnjë autorizim dhe as tagër të flasë në emër të askujt. Ka politikanë që flasin dhe bëjnë sikur janë apo kanë prespektiv apo komunikim të veçantë, ne po luftojmë për të drejtat tona kushtetuese. Ne informojmë partnerët tanë për sa ka të bëjë me punën tonë, ka një komunikim publik që është progres raporti që e sheh si të drejtë, por nuk di element të tretë. Nuk di të ketë negocim ndërkombëtar, por po kërkojmë një të drejtë që na takojnë”, tha Salianji.

Salianji renditi edhe të gjitha komisionet që kanë kërkuar, por që u janë refuzuar nga mazhoranca, duke specifikuar se nuk negociojnë për lëshimin e asnjë prej tyre.

“Reforma Zgjedhore, për koncesionet në shëndetësi, për të dhënat e TIMS dhe patronazhistët, për çështjen e Portit të Durrësit, për Mc Gonigal, për investimet strategjike, për udhëtimet e Ramës me charter”, përfundoi Salianji në A2 CNN.

Ditari A2 CNN