Gazetari Armand Bajrami deklaroi se një dëshmi e Kastriot Ismailajt mund të jetë një prove e re që prokurorët mund të kenë ndaj Ilir Metës për çështjen CEZ-DIA-s, e cila mund të rëndojë pozitat e ish-presidentit, përballë drejtësisë.
Sipas Bajramit, Ismailaj është një personazh kyç në këtë çështje dhe ka kryer një dënim, teksa dëshmia e tij është tepër sekrete.
“Kastriot Ismailaj, një personazh kyç në çështjen CEZ-DIA, ka vuajtur një dënim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi u provua nga shkallët e gjyqësorit, se kishte krijuar një skemë mashtrimi mes DIA për të mbledhur borxhet. Ajo që Ismailaj kishte bërë ishte një mashtrim, nuk kishte mbledhur para dhe ishte paguar nga CEZ dhe dëmi që kishte shkaktuar ishte 5 mln euro. Ismailaj është marrë në pyetje dhe ka dëshminë e tij pa përfunduar dënimin. Pyetja është bërë në burgun e Fierit dhe mbase ai është ballafaquar me përgjigjet që Ismailaj që ka dhënë. Dëshmia e Ismailaj është tepër sekrete”, tha Bajrami. (A2 Televizion)