Paralizimi i jetës parlamentare, Sekretariati i Etikës përjashton për 10 ditë katër deputetë të PD-së

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 15:29 | Politikë

Paralizimi i jetës parlamentare, Sekretariati i Etikës përjashton

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë 4 deputetët burra ndersa për 2 kolegët gra nuk është marrë asnjë masë për kaosin e shkaktuar në Kuvend këtë të hënë.

Kujtojmë se mazhoranca socialiste kërkoi përjashtimin e Flamur Nokës, Gazment Bardhit, Bledion Nallbatit, Sorina Kotit, Flamur Hoxhës dhe Albana Vokshit.

Seanca e së hënës zgjati vetëm pesë minuta dhe u mbyll me miratimin e buxhetit për vitin 2024.

Shkak për seancën e paprecedentë parlamentare ishte aksioni i opozitës, e cila nën moton për të mos lejuar shumicën të zhvillojë në normalitet seancat plenare, shoi dy ditë diskutime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos