Për kaosin e krijuar në Parlament, në seancën plenare të së hënës, socialistët kanë kërkuar përjashtimin e gjashtë deputetëve të grupit të Rithemelimit në PD.
Më konkretisht, mazhoranca socialiste ka kërkuar përjashtimin e Flamur Nokës, Gazment Bardhit, Bledion Nallbatit, Sorina Kotit, Flamur Hoxhës dhe Albana Vokshit.
Kujtojmë se seanca e së hënës zgjati vetëm pesë minuta dhe u mbyll me miratimin e buxhetit për vitin 2024.
Shkak për seancën e paprecedentë parlamentare ishte aksioni i opozitës, e cila nën moton për të mos lejuar shumicën të zhvillojë në normalitet seancat plenare, shoi dy ditë diskutime. (A2 Televizion)