Presidenti Begaj thirrje shoqërisë civile: Angazhohuni në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 2025!

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 14:25 | Politikë

Presidenti Begaj thirrje shoqërisë civile: Angazhohuni në

Presidenti Bajram Begaj i ka bërë thirrje shoqërisë civile që të angazhohet në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të vitit 2025, me qëllim arritjen e plotë të standarteve që kërkon ligji.

Përmes një njoftimi të Presidencës, bëhet me dije se në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

Sipas njoftimit të Presidencës, duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, Presidenti Begaj kërkoi nga ky koalicion të vijojë të kryejë mbikëqyrësin korrekt e të paanshëm të procesit zgjedhor në të gjitha hallkat e tij.

Njoftimi i Presidencës:

Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, i bën thirrje shoqërisë civile të angazhohet tërësisht në mbikëqyrjen  e zgjedhjeve, me qëllim arritjen e plotë të standardeve që kërkon ligji.

Në një takim që zhvilloi sot me përfaqësues nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të një procesi të lirë, të drejtë dhe të ndershëm.

Duke iu referuar përvojës së vëzhguesve vendorë të KRIIK në proceset elektorale, Presidenti Begaj kërkoi nga ky koalicion të vijojë të kryejë mbikëqyrësin korrekt e të paanshëm të procesit zgjedhor në të gjitha hallkat e tij.

“Ishte kënaqësi që ndamë së bashku të gjitha pikëpamjet tona mbi procesin. E vlerësoj shumë  kontributin tuaj dhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile në proceset e shkuara elektorale”, - theksoi Presidenti Begaj gjatë këtij bashkëbisedimi.

“Si President i Republikës dëshiroj dhe do të punoj që zgjedhjet të përmbushin të gjitha standardet që kërkon ligji. Kjo është detyrë e institucioneve që ngarkohen nga ligji me këtë përgjegjësi, e partive politike, por edhe juaja si shoqëri civile. Konsiderojeni Presidentin e Republikës në këtë përpjekje!” - u shpreh Kreu i Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos