“Nuk ka besë me Ramën”, ishte përgjigjja e qytetarëve në ditën e 55 të protestës së tyre, që erdhi pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen me socialistët, ku prezantoi dhe dokumentin “Besa”.
Ky fjalim duket se shtoi pakënaqësinë e protestuesve, të cilët u shprehën se nuk mund t’i jepet “Besa” një njeriu që e ka shkelur atë.
Sipas tyre, kërkesa për dorëheqjen e Rames është e panegociueshme, shkruan A2.
Protestuesit shprehen gjithashtu se protesta është kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike, ndërsa dhanë mesazhin e qartë se nuk heqin dorë nga rezistenca deri në largimin e kryeministrit.
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryqytetit me thirrjet e pandryshuara “Rama, jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”. (A2 Televizion)