Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 10%
  • E vështirë 60%
  • E pamundur 30%

“Prezencë e shtuar fizike në terren”, Çuçi mbledh grupin e PS-së: Konsiderojeni periudhë fushate duke nisur nga dje

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 10:48 | Politikë

“Prezencë e shtuar fizike në terren”, Çuçi

Prezencë të shtuar fizike në terren sipas zonave, u ka kërkuar kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi, deputetëve socialistë, duke diskutuar mbi agjendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, ai rikujtoi edhe njëherë porositë e kryetarit të partisë në Asamblenë e mbajtur një ditë më parë.

"Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren, sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate, duke nisur që nga dje. Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet", u shpreh Çuçi.

Për seancën e ditës së enjte, Çuçi foli për projektligjet që janë në rendin e ditës për t'u votuar. Bëhet fjalë për Projektligjin “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore” dhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore"

Sa i përket Amnistisë Penale do të shqyrtohen nëpër komisione, gjatë kësaj jave, amendamentet që janë propozuar në mënyrë që projektligji të shkojë për votim në seancën e javës së ardhshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë