Kushti i vendosur për PS nga kryetari i grupit demokrat Gazmend Bardhi që do të votonin heqjen e imunitetit të Sali Berishës në rast se do t’u plotësohet kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore, mori përgjigje negative nga mazhoranca qeverisëse.
Edhe pse në konkluzionet e BE thuhet qartë se dialogu politik mbetet thelbësor për integrimin Zv/kryeministrja Belinda Balluku I mbylli derën e dialogut parlamentar.
“Nuk është një negociatë sepse të gjitha kërkesat nga ana e Bardhit apo përfaqësuesit e tjerë që s’dimë si t’i quajmë, këto kërkesa bien ndesh me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese, grupi i PS ka dorëzuar një draft dhe ky draft është punuar më shumë kujdes dhe është bazuar në praktikat më të mira Europiane”.
Por për kriteret teknike të kërkuara nga Brukseli gjatë procesit screening, qeveria ka një qasje më pozitive. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua p/ligji I ri për prokurimet.
Qeveria shqiptare ende nuk ka një përgjigje përfundimtare mbi qëndrimin që do të mbajë Greqia, e cila e ka kushtëzuar hapjen e negociatave për grup kapitujt e parë me betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Beleri.
Më 14 dhe 15 dhjetor liderët europianë do të vendosin mbi zgjerimin e Unionit dhe integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Orët e fundit po shfrytëzohen për negociata me Athinën nga kancelaritë europiane, me shpresën se do të mund të influencojnë në vendimin e Greqisë. (A2 Televizion)