Deputetët e opozitës protestojnë në Komisionet Parlamentare, për mbledhjet që zhvillohen online kur deputetët janë prezentë. Debatet mes deputetëve janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, çka ka bërë që mbledhja të ndërpritet për t’u shtyrë në orën 12:30.
Një ditë më parë, deputetët e opozitës, të cilët u përjashtuan nga punimet e Kuvendit për 10 ditë, nuk u lejuan të futen brenda godinës së kryesisë, për të marrë pjesë në komisionet parlamentare, çka solli edhe tensione në kryesinë e kuvendit.
Deputetët u përplasën me efektivët e Gardës së Republikës, të cilët bllokuan derën, ndërsa Flamur Noka kapërceu kangjellat dhe u fut brenda kryesisë. Përpjekje bënë edhe deputetë të tjerë. (A2 Televizion)