Pse Meta do të luftojë nepotizmin në parti pas 19 vitesh? Braimllari: E kam pritur këtë lëvizje...

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 22:29 | Politikë

Endrit Braimllari, ish-nënkryetar i Partisë së Lirisë, i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN u shpreh se Meta dhe Kryemadhi kanë pasur këndvështrime të ndryshme gjithmonë për organizimin e partisë.

“Edhe kur kemi qenë në LSI, por besoj se ky ka qenë edhe suksesi i organizimit tonë, pasi kompensonin njëri-tjetrin. Unë gjykoj që e rëndësishme është pasja e një plani shumë të fortë të organizimit të partisë dhe një mesazh shumë i qartë për të shkuar te njerëzit. Uroj dhe shpresoj që Konventa të dalë me këtë gjë. Unë mendoj që pas Konventës Kombëtare të ditës së shtunë, gjithçka do të shtensionohet dhe do t’i kthehet normalitetit. Aty do të ketë një ekip që do të votohet dhe ne që nuk jemi aty do të mbështesim ekipin”.

Por pse Ilir Meta u kujtua pas 19 viteve për nepotizmin në parti? “Disa gjëra janë shumë të vështira për t’u vendosur dhe për t'u ndjekur.

Nga 14 maji, Ilir Meta ka reflektuar për të gjithë situatën dhe ka pasur një plan të qartë për fuqizimin e partisë në janar. Në shkurt ai vendosi të zbatojë planin që ka. Distancimi në gjykimin tim na bën mirë edhe brenda partisë. Nëse ndryshojnë ekipet, unë gjykoj që bëjnë mirë”, u shpreh  Braimllari në A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi