“Qëndrimin e Bashës e kishim dëgjuar dje", Çuçi tregon pse u tërhoq PS-ja nga Amnistia Penale: I kishim votat!

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 11:12 | Politikë

“Qëndrimin e Bashës e kishim dëgjuar dje",

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka folur për mediat për tërheqjen e projektligjit të Amnistisë Penale nga rendi i ditës të punimeve të sotme të Kuvendit të Shqipërisë.

Ai tha se votat për amnistinë i kanë solide, por sipas tij u hoq nga rendi i ditës, sepse duhet votim me konsensus të plotë. Çuçi tha më tej se, 94 vota janë gjithmonë në Parlament.

“Qëndrimin e Bashës e kishim dëgjuar dje. Ne i kemi votat solide. Ka edhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Do shohim ç'do ndodhë në ditët në vijim. Në respekt të këtij bashkëpunimi për ta votuar me konsensus të plotë, sot u tërhoqëm. 94 vota janë gjithmonë në parlament. Publiku e ka kuptuar kush e ka seriozisht, është një ligj ku përfitojnë, kur ka një grup të madh përfaqësuesish të PD-së që përfitojnë", tha Çuçi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli