"JO" e Bashës dhe Bardhit, PS "tërhiqet" nga Amnistia Penale, e heq nga agjenda në Kuvend

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 22:51 | Politikë

"JO" e Bashës dhe Bardhit, PS "tërhiqet" nga

Pasi Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e bënë të qartë se nuk do japin votën për Amnistinë Penale pasi janë të mendimit se favorizon zyrtarët e korruptuar, Partia Socialiste është tërhequr nga vendimi për ta futur në agjendën e seancës së nesërme plenare.

A2 CNN mëson nëpërmjet gazetares Fjorela Beleshi se kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit heqjen nga rendi i ditës. Kërkesën në fjalë, Lindita Nikolla pritet ta lexojë në nisje të seancës së nesërme.

PS i kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, më specifikisht asaj të Lulzim Bashës për të marrë 84 votat e nevojshme. Kjo u pa edhe në pranimin e një prej propozimeve të kryedemokratit për të amnistuar të arrestuar në protestat e opozitës.

Mirëpo, në një kohë kur nuk i ka 84 votat, socialistët e kanë shtyrë votimin e Amnistisë për një moment të dytë, në një kohë të pacaktuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë