Deputetja e PD-së së Rithemelimit, Albana Vokshi ka zbuluar në emisionin “Debat” në A2CNN fakte që sipas saj tregojnë bashkëpunimin midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së zyrtare, Lulzim Basha.
Përpjekjet e Bashës për të mbajtur fort bashkëkryesimin e komisionit ad-hoc të reformës zgjedhore, sipas Vokshit janë në vazhdën e marrëveshjes së tij me Ramën.
Vokshi po ashtu tha se midis shefit të qeverisë dhe Bashës ka pasur takime në vilat qeveritare në Jug të vendit, për të cilat Flamur Noka ka bërë disa denoncime, duke publikuar edhe fletë të shkruara ku ndajnë se çfarë i takon kujt.
“Të të jap një fakt tjetër. Kemi 47 firma deputetësh të opozitës që kanë kërkuar largimin e Enkelejd Alibeajt pasi nuk e ka më besimin tonë për reformën zgjedhor në komision ad-hoc. Për bashke drejtimin dhe ndryshimin e përbërjes. Tani Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha thonë Jo. Pavarësisht se jeni 47 firma, unë dua bashkë kryesim pavarësisht se kam 7 deputetë. Tani kemi një komision Rama-Rama. Ja ku e ke faktin e qartrë të bashkëpunimit Rama-Basha. Nëse donte reformë zgjedhor të vërtetë Lulzim Basha e sillte një anëtar të tij se i takon një anëtar. Por të tregoj formën e bashkëpunimit, përveç atyre darkave dhe netëve që kanë kaluar të dy në resortet qeveritare të Jugut, ku edhe kanë dalë. Zoti Noka ka denoncuar edhe fletët me shkrim, unë të jap këtë, ti merr këtë dhe të tjerë e të tjerë. Është vazhdim i asaj marrëveshje. Futuni se i keni online.” (A2 Televizion)