Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Basha tha se s’jep votën për Amnistinë Penale, Rama: Kush është ky, kur e tha? Ka qenë akoma përgjumësh

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 19:07 | Politikë

Basha tha se s’jep votën për Amnistinë Penale, Rama: Kush

Në seancën e nesërme të parlamentit është caktuar në agjendë kalimi i Amnistisë Penale. Sot Lulzim Basha tha se nuk do të jepte votën e tij, mirëpo kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë.

Kur u pyet se me kë do i bënte 84 votat në Kuvend, Rama e kaloi me batutë.

“Kush është ky, kur e tha? Ka qenë akoma përgjumësh”, ironizoi Basha.

Ky reagim erdhi pasi Basha deklaroi sot se ai dhe grupi i deputetëve që e ndjekin nuk do të marrin pjesë në seancën e ditës së nesërme të Kuvendit, ku pritet të miratohet dhe amnistia penale, e cila ka nevojë për 84 vota.

Sipas tij, drafti aktual i qeverisë për amnistinë parashikon lehtësira për zyrtarët e korruptuar dhe nuk përfshin qytetarët që sipas tij kanë qenë viktima të këtij korrupsioni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi