Berisha protestë, Rama: Janë grupe jo opozitë, s'kam interes çfarë bëjnë ata

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 19:03 | Politikë

Berisha protestë, Rama: Janë grupe jo opozitë, s'kam interes

Kryeministri Edi Rama është shprehur krejtësisht shpërfillës për protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha. Në një dalje për mediat, pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se ajo nuk është opozitë, por i etiketoi si “konglomerate” ose “grupe të caktuara”, për të cilat thekson se nuk ka kurrfarë interesi.

“Nuk e ndjek opozitën, sepse nuk kam asnjë interes që të jem i vëmendshëm se çfarë ajo bën, ne nuk kemi një problem sot për sot as me kritikat dhe as me vetë kritikën se në Asamblenë e Përgjithshme ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të reflektuar, reflektimi ka qenë shumë pozitiv. Nuk është opozita, janë konglomerate”, tha Rama.

Ai mbajti të njëjtin qëndrim edhe për skenat e regjistruar prej më shumë se 2 muajsh në Kuvend, ku seancat plenare janë të karakterizuara me një opozitë që nuk lejon zhvillimin normal të punës, e nga ana tjetër me një mazhorancë që me fuqinë e kartonëve i kalon në pak minuta ligjet që janë në agjendë.

“Ligjet kalojnë në kohë të shkurtët se nuk ka në sallë kushte për të kaluar në një kohë të gjatë”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu