Opozita vijon aksionin, Bardhi: Nuk votojmë amnistinë dhe marrëveshjen e emigrantëve

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 15:20 | Politikë

Opozita do të vijojë aksionin në parlament dhe nuk do të bëhet pjesë e votimit të amnistisë penale. Gazment Bardhi prezantoi vendimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke u shprehur se mosbindja civile brenda Kuvendit do të vijojë edhe seancën plenare të së enjtes, ku është parashikuar edhe votimi i marrëveshjes me Italinë për ngritjen e një qendre pritëse të Emigrantëve.

“Duke shprehur keqardhjen e thellë që GJK nuk u ngrit në lartësinë e interesit publik, për të kërkuar një opinion të pavarur, GJEDNJ dua ta konsideroj këtë një akt të tradhtisë kombëtare dhe shpreh keqardhjen për secilin prej tyre që nga anëtar që janë betuar mbi kushtetutë për ta respektuar, nga dita e dhënies së atij vendimi u shndërruan në Vali Bizhga në GJK. Në emër të grupit, PD shpreh shqetësimin për një tentativë të mazhorancës për të ngritur një nënkomison për auditim parlamentar që synon të marrë nën kontroll KLSH. Amnistia është kthyer në akt jo transparent. Asnjë deputet i grupit PD nuk ka votuar aminstinë gjatë diskutimit në komisionin e ligjeve dhe vendimi i grupit është që në parlament vijon aksioni dhe pa u përmbushur kërkesat kushtetuese të deputetëve të opozitës nuk do të ketë normalitet në kuvend”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos