Ndonëse nuk ishte i pranishëm, kreu i Partisë së Lirisë e ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e sotme të opozitës përmes një postimi në mediat e tij sociale.
Ilir Meta e cilëson protestën e 20 shkurtit si madhështore dhe si një “manifestim i jashtëzakonshëm demokracie.”
Meta flet për një opozitë të vërtetë dhe të bashkuar që u riktheu sot qytetarëve shpresën dhe që sot nisi një betejë pa kthim, siç shprehet ai, për shpëtimin e Shqipërisë.
Për mikrofonin e A2 CNN, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Ibrahimllari deklaroi se kreu i partisë dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, nuk mund të ishin të pranishëm në protestë për shkak të disa angazhimeve të tjera.
Megjithatë, ai theksoi se drejtues të tjerë të PL-së ndodheshin në bulevard. (A2 Televizion)