Pse mungon Meta në protestën e opozitës?

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 17:39 | Politikë

Protestës së sotme të opozitës i mungon kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Nënkryetari i PL-së Endrit Brahimllari ka justifikuar mungesën e tyre me agjendën e planifikuar muaj më parë. Në një lidhje me Ditarin e Bruna Çifligut, ai tha se në protestën e sotme nuk do të mungojnë liderët e tjerë të PL-së.

“Për shkak të një agjende që është jashtë vendit, ka patur një angazhim muaj më parë. Edhe Monika është bashkë me Metën, por në protestë janë të gjithë drejtuesit e tjerë të PL-së.

Në një lidhje me Ditarin e Bruna Çifligut, ai tha se në protestën e sotme nuk do të mungojnë liderët e tjerë të PL-së.

I pyetur pse Meta nuk është parë në tryezën e opozitës së bashkuar, Brahimllari tha se ai ka qenë në tryezë paralele për pensionistët, kurse në tryezën e opozitës kanë qenë nënkryetarët e PL-së. Sipas tij PL mbështet të gjithë aksionin opozitar.

“Kemi qenë pro opozitës së bashkuar, jemi pro aksionit opozitar, e kemi mbështetur në parlament dhe do ta mbështesim edhe në terren. Gjithçka është çështje  agjende. Por mesazhi i qartë do të jetë sot me pjesëmarrjen masive të qytetarëve, nuk ka vetëm një opozitë të bashkuar, po ka një opozitë të bashkuar ne mesazh ku thelbi është keqqeverisja, ekonomia dhe krijimi i një platforme që do të jetë nesër pjesë e qeverisjes së vendit. Ne jemi në vazhdimësi të aksionit opozitar. PL ka propozuar një agjendë të aksionit opozitar me amendamente në parlament. Po kështu edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Energjitë sot janë fokusuar kundër keqqeverisjes. Opozita është në rrugën e duhur ”.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli