Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Turqia e Shqipëria mbledhin Këshillin e Bashkëpunimit Strategjik, marrëveshjet Rama-Erdogan

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 09:08 | Politikë

Turqia e Shqipëria mbledhin Këshillin e Bashkëpunimit Strategjik,

Presidenca turke ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me vizitën që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë, këtë të martë në Turqi, ku do të pritet nga lideri i këtij vendit Erdogan.

Sipas njoftimit zyrtar, Rama dhe Erdogan do të bashkëkryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri në Ankara.

“Në këtë takim të këtij Këshilli, do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe hapat e mundshëm që synojnë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh”, shkruhet në njoftim.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe Rama dhe Erdogan pritet të shkëmbejnë pikëpamje për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Gjithashtu, mësohet se në agjendën e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri është parashikuar dhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve dypalëshe.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi