Emigracioni i paligjshëm dhe reforma në drejtësi, Rama takon ambasadorin britanik në Tiranë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2024, 19:29 | Politikë

Emigracioni i paligjshëm dhe reforma në drejtësi, Rama takon

Emigracioni i paligjshëm, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit kanë qenë në foksu të takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith.

Në njoftimin e shpërndarë nga ambasada britanike në Tiranë vihet theksi te partneriteti dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.

Në takim është folur edhe për zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes.

Njoftimi i ambasadës britanike

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për të theksuar partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.

Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojnë zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos