Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Protesta e 20 shkurtit, Berisha liston arsyet pse qytetarët duhet të bashkohen në shesh

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2024, 21:50 | Politikë

Fjalën e tij për mbështetësit që protestojnë prej javësh poshtë banesës ku po qëndron në arrest shtëpie, Sali Berisha e përqendroi në arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së opozitës në 20 shkurt.

“Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar për të cilin është i çmuar liria dhe dinjiteti njerëzor, për të cilin është i çmuar Shqipëria dhe kombi të ngrihet me guxim, të vijë në Tiranë, kudo që ndodhet për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin, vjedhjen e shqiptarëve, drogën, shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.

“Më 20 shkurt ftoj mbarë qytetarët e këtij vendi të vijnë në Tiranë, sepse demokracia, sepse liria është pasuri e të gjitha pasurive. Koha provoi se sot shqiptarët janë më të varfër, janë shpresëvrarë, largohen masivisht nga Shqipëria, janë qytetarët më të vjedhur në Europë. Votën e tyre e numërojnë bandat dhe banditët. Opozitën e tyre e shkatërroi mafia shqiptare dhe ndërkombëtare. Sot çdo shqiptar që do ta ndjejë veten të respektuar, dinjitetin e tij të respektuar duhet të bashkohet me ju, të bashkohet në Tiranë, në një betejë jetike për të rikthyer në Shqipëri vlerat e lirisë, votën e lirë, pluralizmin”, shtoi Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli