Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Rama ''qetëson'' panelistët në Mynih: Po e dramatizoni ardhjen e Trump

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 20:41 | Politikë

Në një prej paneleve gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih, kryeministri Rama iu rikthye propozimit të tij për Kosovën që të firmosë marrëveshjet, duke e lënë topin në fushën e Serbisë.

“Dua të them atë çfarë është për t’u thënë edhe pse është më e lehtë për t’u thënë së për t’u bërë. Kosova nuk po negocion me Serbinë. Kosova thjesht po negocion me BE dhe SHBA siç ne po negociojmë me BE. Çfarë dua të them? Ka një plan i ashtuquajturi plani franko-gjerman që është mjaft i qartë. Ka gjëra që duhet t’i bëjë njëra palë dhe gjëra që duhet t’i bëjë pala tjetër.

Pse duhet Kosova të shkojë në Bruksel, ndërkohë që të mbajë anën e saj, të nënshkruajë 1,2,3,4,5 gjëra, t’ia dërgojë zotit Lajçak, t’i thotë “jemi gati’’, bëjmë pjesën tonë, jemi gati të zbatojmë dhe pastaj t’i lënë ata të merren me palën tjetër. 

Nuk është justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq, sepse në këtë kontekst nuk ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë. Ka të bëjë me diçka që ndodh në një kuadër ku janë BE dhe SHBA. Dhe Serbia me gjithë progresin që ka bërë, nuk është një vend etalon. Për të thënë që ata po bëjnë këtë, po bëjnë atë, po bëjnë këtë gjënë tjetër, atëherë pse jo”, tha Rama.

Rama u pyet edhe për deklaratat e Trump për NATO-n. Asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë, tha ai, ndërsa e quajti politikën amerikane të ballkanizuar.

“Nëqoftëse më kujtohet mirë përpara 2016 ishte i njëjti diskutim. Ishte Donald Trump që tha, NATO është e vjetruar dhe pati diskutime, por faktet tregojnë që me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë NATO u bë më e fortë, jo më e dobët sepse ajo çfarë u konfirmua si objektiv më parë, 2% i famshëm mbeti i tillë dhe nëqoftëse sot mbrojtja europiane është më e fortë apo është bërë më e fortë, kjo ka të bëjë me trysninë amerikane. Kam qenë dëshmitar vetë i kësaj, për të rritur shpenzimet.

Kështu që, politika është politikë, zgjedhjet janë zgjedhje. Ka një mbiballkanizim të politikës edhe në SHBA por në fund të fundit Donald Trump është Donald Trump. Ditën kur zgjedhjet mbarojnë, SHBA-të i kthehen punës së tyre dhe nuk e shoh këtë si tragjedi sepse në fund të fundit është demokracia amerikane ajo që do vendosë dhe çfarë do të vendosë e çfarëdo të vendosin e dinë më mirë. Ashtu siç kanë garantuar edhe etërit themelues. Pra, të mendosh se do të vijë ndonjë rrezik nga SHBA kjo nënkupton që vërtetë kemi nevojë për ekspres”, tha kryeministri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli