Presidenti Begaj uron Kosovën: Prioritet, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe me aleatët

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 09:10 | Politikë

Presidenti Begaj uron Kosovën: Prioritet, bashkëpunimi në

Presidenti i Republikës Bajram Begaj uroi pavarësinë e Kosovës, si një faqe të re historie për kombin tonë dhe për të cilën shqiptarët do t’u jenë gjithnjë mirënjohës miqve Euro-Atlantikë që ndihmuan dhe mbështetën në realizimin e aspiratave shekullore.

Begaj shprehu nderim për Presidenti e ndjerë Ibrahim Rugova dhe heronjtë e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, por prioritet sipas tij duhet të marrë bashkëpunimi në fushën e sigurisë në kontekstin e një situate të përkeqësuar në botë.

‘’Sulmi terrorist kundër policisë së Kosovës në Banjskë, i pak muajve më parë, tregon se sa e brishtë është paqja dhe siguria në rajon. Bashkëpunimi dhe koordinimi sa më i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, SHBA-në dhe BE-në është thelbësor.

Po me kaq rëndësi është edhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. I ndërmjetësuar nga BE-ja dhe i mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, vazhdimi i dialogut është rruga e vetme drejt paqes, normalizimit të marrëdhënieve, si dhe anëtarësimit të Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.’’, theksoi president i Shqipërisë duke siguruar Kosovën se do të punojmë për njohje të vazhdueshme ndërkombëtare dhe bashkërisht të promovojmë paqen dhe stabilitetin në rajon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos