Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Rama reagon për vdekjen e Navalny

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2024, 22:52 | Politikë

Rama reagon për vdekjen e Navalny

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Në reagimin e tij, Rama shkruan se kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë si alarm për rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë e NATO-s.

Prandaj sipas tij, angazhimi 2% për aleancën është një domosdoshmëri.

“Unë qëndroj me Presidentin Biden dhe liderë të tjerë aleatë për të nderuar sakrificën përfundimtare të Alexei Navalny. Kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë aleate. Konferenca e Sigurisë së Mynihut është një moment i përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s. Ne të gjithë duhet të ndajmë përgjegjësinë e mbajtjes së parimeve të NATO-s dhe ndërkohë që përballemi me sfida komplekse, ne nuk duhet të hezitojmë të shkojmë më shumë. Angazhimi 2% është kërkesa minimale, jo maksimumi. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët tanë për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse, duke përfshirë rigjallërimin e industrisë sonë ushtarake”, shkruan Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli